POZICIONE VAKANTE

  1. Detyrat funksionale të specialistit të shërbimeve në sportele janë:
  • Të kryejë trajtimin dhe administrimin e çështjeve duke ndjekur me përpikmëri hapat të përcaktuar sipas akteve ligjore/nënligjore dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që rregullojnë shërbimin e trajtuar;
  • Të dorëzojë tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore informacionin mbi trajtimin e çështjeve të ngarkuara;
  • Të trajtojnë kërkesat e ankesat që ata paraqesin si dhe përcjelljen tek Përgjegjësi i Zyrës Rajonale/Vendore apo Njësisë Përgjegjëse për ankesat;
  • Të zbatojë rregullat e përcaktuara nga rregullorja e brendshme apo aktet ligjore/nënligjore;
  • Të informojnë në mënyrë konstante eprorin direkt mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasura gjatë ushtrimit të detyrave që përmban pozicioni i punës;
  • Të bashkëpunojnë dhe të komunikojnë me kolegët dhe me eprorët, në funksion të marrjes në kohë reale të informacioneve të dobishme në shërbim të qytetarëve;
  • Të realizojnë me përpikmëri dhe profesionalizëm detyrat e caktuara nga eprorët, në përputhje me punën;
  • Të zbatojnë me përpikmëri Rregulloren e Brendshme dhe çdo akt tjetër te brendshëm gjatë ushtrimit të detyrës, në marrëdhënie me qytetarët, me eprorët dhe kolegët.
  • Të zbatojë marrëveshjet e bashkëpunimit të lidhura ndërmjet ADISA-s dhe institucioneve të administratës shtetërore si dhe të mos kryejë asnjë veprim i cili të dëmtojë imazhin e administratës në përgjithësi dhe ADISA-s në veçanti;
  • Të identifikojnë nevojat e përgjithshme të qytetarëve/subjekteve dhe të informojë ata për çdo paqartësi në marrjen e shërbimeve publike;
  • Të informojë qytetarin/subjektet për institucionin kompetent në rastin kur kërkesa e tij nuk është kompetencë e ADISA-s;
  • Të japin çdo lloj informacioni që lidhet me veprimtarinë e përditshme;
  • Monitoron Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik dhe raporton dy herë në ditë, në orën 9:30 dhe në orën 16:00 tek koordinatori përgjegjës i Bashkëqeverisjes mbi mbarëvajtjen e aplikimeve, të cilat i janë caktuar sipas institucionit që monitoron, bazuar në raportin model të përcaktuar nga ADB-ja;
  • Bashkëpunon me koordinatorin përgjegjës të Bashkëqeverisjes për të përpiluar në mënyrë ditore, raportin e monitorimit të aplikimeve dhe përcaktimin e personave përgjegjës të cilët nuk kanë përmbushur afatet;
  • Bashkëpunon me koordinatorin përgjegjës të Bashkëqeverisjes për të identifikuar problematikat me aplikimet e prapambetura;
  • Sigurohet që përcjellja e rastit kryhet brenda 24 orësh nga ardhja në platformë;
  • Sistemon e-mailet në rastet kur janë gabim dhe kontakton qytetarët në rastet kur ankesa nuk ka e-mail të saktë;
  • Nëpërmjet platformës dërgon kujtesa tek institucionet, kur rasti u afrohet afateve të kthimit të përgjigjes;
  • Raporton në mënyrë javore dhe sipas kërkesës tek koordinatori përgjegjës i ADB-së mbi ecurinë e rasteve që ndjek;
  • Ka detyrimin të përmbushë çdo urdhër apo detyrë tjetër (me shkrim dhe verbal) të eprorëve.
  1. Kriteret e punësimit të specialistëve të shërbimeve në sportele.
  • Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë të paktën diplomën Bachelor, përbëjnë avantazh studimet në shkenca juridike/ekonomike/shoqërore;
  • Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 13/2016 datë 18.02.2016 “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”;
  • Njohuri mbi Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar;
  • Njohuri mbi Vendimin Nr. 252, datë 29.04.2022 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e ofrimit të shërbimeve on-line nga institucionet shërbim-ofruese dhe për metodologjinë e monitorimit e të kontrollit të veprimtarisë administrative të ofrimit të tyre”;
  • Njohuri mbi Urdhërin nr. 87, datë 13.05.2022 “Për angazhimin e strukturave të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) për të bashkëpunuar me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje (ADB), për realizimin e disa detyrave lidhur me ofrimin e shërbimeve”;
  • Njohuri mbi Urdhërin e Përbashkët nr. 428/1 Prot., datë 01.07.2022 “Mbi mënyrën e rregullimit të procesit të bashkëpunimit midis ADISA-s dhe ADB-së”;
  • Njohuri mbi Strategjitë dhe Prioritetet e programit të Qeverisë Shqiptare, të cilat kanë ndikim direkt në rolin publik të Institucionit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike;
  • Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze);
  • Do të ketë prioritet në vlerësimin e kandidaturave personat që kanë mbi 1 (një) vit eksperiencë pune në pozicione të ngjashme/ekuivalente.

SHPALLJA DUHET TË QËNDROJË NGA SOT DATË 26.06.2024 deri më 05.07.2024, CV DUHET TË DEPOZITOHEN NË FORMATIN EUROPASS ME FOTO SI DHE NJË FOTOKOPJE TË LIBREZËS SË PUNËS NË ADRESËN E EMAILIT: KANDIDATE@ADISA.GOV.AL.

JU FALEMINDERIT!

Mundesi Punesimi,