Karta e Qytetaritadisa adisa2021-01-15T11:31:34+00:00
NJIH, KËRKO DHE GËZO TË DREJTAT E TUA
KUR MERR NJË SHËRBIM PUBLIK!
Karta e Qytetarit për Përfitimin e Shërbimeve Publike, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 623, datë 26.10.2018, përcakton të drejtat kryesore të qytetarëve dhe bizneseve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e organeve të administratës shtetërore. Këto janë të drejta të cilat administrata që ofron shërbimin publik duhet t’ua garantojë qytetarëve dhe bizneseve gjatë këtij procesi.