Modeli i ri i shërbimeve publike, prioritet i vitit 2016
Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike prezantoi në datë 5 shkurt arritjet e vitit 2015 dhe objektivat për vitin 2016. Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Zj. Milena Harito theksoi rëndësinë e aktivitetit të secilës nga agjencitë në varësi të kësaj ministrie. “Duke avancuar secili fitojmë të gjithë”, u shpreh ajo. Drejtori i Përgjithshëm i ADISA, Z. Albenc Koni, prezantoi arritjet e vitit 2015, ndër të cilat janë: inventarizimi për herë të parë i shëbimeve publike (më shumë se 1400 shërbime), kodimi unik për çdo shërbim, standardizimi i formularëve të aplikimit dhe marrja në administrim i sporteleve pritëse të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë duke [...]